Shqipëria dënon “në termat më të fortë” sulmin e dytë të Iranit ndaj Turqisë
Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, dënoi në termat më të fortë sulmin me raketa balistike iraniane ndaj Türkiyes, duke e cilësuar atë si një verprim destabilizues për rajonin.
Në një reagim zyrtar, kryeministri Rama tha se fakti që ky është sulmi i dytë i tillë brenda pak ditësh është thellësisht alarmues dhe tregon edhe më tej natyrën agresive të këtyre veprimeve.
Rama theksoi se Türkiye është një vend vëlla, një partner strategjik i Shqipërisë dhe një aleat i çmuar i NATO-s.
“Përpjekjet e regjimit iranian për të eksportuar tensione dhe paqëndrueshmëri përmes sulmeve të vazhdueshme ndaj fqinjëve të tij janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Veprime të tilla rrezikojnë të përshkallëzojnë më tej situatën dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet më tej në deklaratë.
Shqipëria përshëndeti gjithashtu reagimin e shpejtë të NATO-s në mbrojtje të territorit, hapësirës ajrore dhe qytetarëve të Aleancës.
Mes të tjerash, kryeministri riafirmoi pozicionin e Shqipërisë përkrah Türkiyes dhe me të gjithë aleatët në mbrojtje të sigurisë dhe unitetit të Aleancës.

