Shqipëri, përgatitje për Muajin e Ramazanit

Besimtarët muslimanë në Shqipëri po bëjnë përgatitjet e fundit para fillimit të Muajit të Ramazanit, raporton Anadolu.
Në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit qytetarët vazhdojnë me blerjen e produkteve të ndryshme, por edhe me përgatitje të tjera.
Tregu “Pazari i Ri” në kryeqytet në ditët e fundit është më i frekuentuar, ndërsa edhe tregtarët janë përgatitur për kërkesat e qytetarëve.
Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera është vendosur edhe dekor në sheshet dhe bulevardet e kryeqytetit.
Ndërkohë, përgatitje janë bërë edhe në xhamitë e vendit, përfshirë edhe Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, në pritje për namazin e teravisë së parë.
Namazi i teravisë së parë do të falet sonte, ndërkohë më 1 mars është dita e parë e Muajit të Ramazanit.