Shpërthime zinxhir në një zonë industriale në Buenes Aires, të paktën 20 të plagosur

Shpërthime zinxhir në një zonë industriale në Buenes Aires, të paktën 20 të plagosur

Një seri shpërthimesh kanë ndodhur në një zonë industriale në Ezeiza, në periferi të Buenes Aires, duke shkaktuar një zjarr masiv që është përhapur në disa objekte.

“Shpërthimet dhe zjarri që po përhapet në disa objekte janë të tmerrshme”, tha kryebashkiaku i Ezeizës, Gaston Granados.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur. Ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në zonë dhe po punojnë për të shuar flakët dhe menaxhuar situatën.

MARKETING