Shpë’rthime masive në Bejrut, qyteti zgjohet nën shtëllungat e tymit

Shpë’rthime masive në Bejrut, qyteti zgjohet nën shtëllungat e tymit

Bombardimi nga Izraeli ka shkaktuar shpërthime të mëdha në Bejrut gjatë një nate tjetër sulmesh ajrore që cak kanë pasur Hezbollahun.

Shtëllunga tymi janë parë mbi qytet të premten në mëngjes.

Mediat amerikane kanë raportuar se Izraeli kishte cak Hashem Safieddinen, kushëri i ish-liderit të Hazbollahut, Hassan Nasrallah. Safieddine është referuar si kandidati me më shumë gjasa për ta zëvendësuar Nasrallahun pas vdekjes së tij nga një sulm izraelit, raportoi BBC.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka thënë se 37 persona janë vrarë në 24 orët e fundit.
Ushtria e Izraelit ka paralajmëruar banorët që të evakuohen nga jugu i Libanit që janë jashtë zonës të shpallur neutrale nga Kombet e Bashkuara, duke sinjalizuar se do ta zgjerojë ofensivën tokësore që e ka nisur gjatë javës.

Luftimet kanë detyruar afër 1.2 milionë persona të largohen nga shtëpitë e tyre në Liban, sipas autoriteteve libaneze.

MARKETING