Shpërthim në një qendër stërvitore në Rusi, të paktën 12 ushtarë të vrarë

Shpërthim në një qendër stërvitore në Rusi, të paktën 12 ushtarë të vrarë

Të paktën 12 ushtarë rus u vranë dhe tetë u plagosën si pasojë e një shpërthimi në një qendër stërvitore në jug të Rusisë.

Ushtarët u vranë si pasojë e një shpërthimi aksidental më 3 nëntor, në terrenin stërvitor ushtarak Kuzmin, në rajonin e Rostovit.

“Rreth 20 persona ndezën një zjarr pranë rezervave të municionit gjatë pushimit të drekës. Një predhë granatahedhëse RPG-7 u rrokullis në zjarr dhe shpërtheu”, citoi 161.ru të thoshte një burim qeveritar.

Autoritetet ruse kanë nisur një hetim në lidhje me incidentin, raporton themoscowtimes.

Katër nga ushtarët, fillimisht i mbijetuan shpërthimit, por më vonë vdiqën në spital.

Ushtarakët e vrarë thuhet se kanë qenë marinsa nga rajoni Primorye i Lindjes së Largët të Rusisë.

Drejtuesi i flotës ruse të Paqësorit udhëtoi për në terrenin e stërvitjes ushtarake Kuzmin pas shpërthimit vdekjeprurës, por qëllimi i vizitës nuk dihet.

Ndryshe, në rajonin e Rostovit është komanda kryesore për luftën në Ukrainë. /Telegrafi/

MARKETING