Shpërthim në një ndërtesë shumëkatëshe në Moskë, një i vde’kur
Të paktën një person ka humbur jetë si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një ndërtesë shumëkatëshe në kryeqytetin rus, Moskë, transmeton Anadolu.
Sipas TASS, agjencia ruse e lajmeve, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një ndërtesë shumëkatëshe në veriperëndim të Moskës.
Në shpërthim ka humbur jetën një person, kurse 4 të tjerë janë plagosur.
Autoritetet kanë nisur një hetim mbi incidentin, ndërkaq mjeti shpërthyes thuhet se është vendosur në ashensorin e ndërtesës dhe se është tentativë për vrasje.