Irlandë, pas trazirave në Dublin policia arreston 34 persona

Irlandë, pas trazirave në Dublin policia arreston 34 persona

Policia irlandeze ka arrestuar 34 persona pas trazirave në rrugët e Dublinit që shpërthyen pas plagosjes me thikë të pesë personave, përfshirë tre fëmijë dhe një grua, raporton Anadolu.

Rrugët e Dublinit u kthyen në një arenë të trazirave të dhunshme të enjten vonë pasi pesë persona u goditën me thikë, duke përfshirë tre fëmijë dhe një grua.

Komisari i Gardës Policore, Drew Harris, u tha gazetarëve se “nuk kemi parë kurrë më parë trazira të tilla publike”.

Sipas tij, trazirat ishin një shpërthim “i jashtëzakonshëm” dhune, duke shtuar se “është e qartë që njerëzit u radikalizuan përmes mediave sociale”.

“34 persona janë arrestuar, 32 janë nxjerrë parapara gjykatës sot në mëngjes”, tha Harris, duke shtuar se 13 dyqane u dëmtuan, ndërsa 11 automjete policie u shkatërruan ose pësuan dëme të konsiderueshme.

Gjithashtu gjatë trazirave u dëmtuan tre autobusë.

Në sulmin, i cili shkaktoi protesta të dhunshme dhe trazira, mbetën të plaguar rëndë një vajzë pesëvjeçare dhe një grua rreth të 30-tave si dhe tre presona të tjerë, përfshirë të dyshuarin, sipas raporteve të mediave lokale.

Incidenti ndodhi rreth orëve të pasdites të enjtes në sheshin Parnell East pranë rrugës së frekuentuar O’Connell. Dy nga plagosurit, një vajzë gjashtë vjeçare dhe një djalë 5-vjeçar, u goditën me thikë para një shkolle.

Pas sulmit, pati skena të trazuara pranë vendit të incidentit ndërsa protestuesit u mblodhën në zonë. Policia përdori mburojat dhe shkopinj të gomës, ndërsa disa automjete policie pësuan dëmtime gjatë përleshjeve me protestuesit.

Policia tha se pas protestave të dhunshme qëndron “fraksioni krejtësisht i çmendur i huliganëve të shtyrë nga ideologjia e ekstremit të djathtë”.

Kryeministri Leo Varadkar më vonë konfirmoi se policia ka arrestuar një të dyshuar dhe po ndjek “një linjë të caktuar hetimi”.

MARKETING