Shpërthen zjarr pasi një raketë iraniane godet një fabrikë në jug të Izraelit

Shpërthen zjarr pasi një raketë iraniane godet një fabrikë në jug të Izraelit

MARKETING

Një zjarr ka shpërthyer pasi një raketë iraniane goditi një fabrikë në një zonë industriale në Negev, në jug të Izraelit, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Ushtria izraelite tha se sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për të interceptuar raketat që u identifikuan si të lëshuara nga Irani.

Sipas transmetuesit izraelit, Channel 12, sirenat u aktivizuan në qytetet Beersheba dhe Arad, si dhe në rajonin Negev, për shkak të sulmit me raketa të Iranit që shënjestroi jugun e Izraelit.

Pamje të shpërndara në rrjetet sociale treguan një zjarr në fabrikën në zonën industriale, me tymin që ngrihej nga vendi i ngjarjes.

Gjatë sulmit të dytë të Iranit që shënjestroi Izraelin qendror, sirenat u dëgjuan në një zonë të gjerë, përfshirë zonën Gush Dan, të njohur si “Tel Avivi i Madh”.

Gazeta Yedioth Ahronot raportoi se një zjarr shpërtheu në një ndërtesë banimi në zonën Rosh HaAyin pranë Tel Avivit si pasojë e sulmit me raketa.

Në Petah Tikva u raportua se një ndërtesë u dëmtua, ndërsa disa rrugë në Tel Aviv pësuan gjithashtu dëme.

Në një deklaratë, shërbimi i emergjencës izraelite Magen David Adom tha se ekipet u dërguan në zonat e prekura në Tel Aviv dhe Bnei Brak.

MARKETING