Shpërthen vullkani Fuego në Guatemalë, evakuohen mbi 500 banorë

Shpërthen vullkani Fuego në Guatemalë, evakuohen mbi 500 banorë

Në kryeqytetin e Guatemalës, shpërthimi i vullkanit Fuego ka shkaktuar re të dendura tymi që janë ngritur mbi 2.000 metra në ajër.

MARKETING

Shtresat e hirit të krijuara nga shpërthimi janë përhapur drejt shpatit jugor të vullkanit, duke krijuar rrezik për zonat përreth. Si masë sigurie, autoritetet kanë evakuuar mbi 500 banorë.

Pamjet tregojnë momentet kur re tymi ngrihen lart mbi vullkan, ndërsa banorët largohen me automjetet e tyre, në përpjekje për të ikur nga zona e rrezikut.

MARKETING