Shpërthen tubacioni i ujit të nxehtë në qendrën tregtare në Moskë, të paktën 4 të vdekur dhe disa të plagosur

Shpërthen tubacioni i ujit të nxehtë në qendrën tregtare në Moskë, të paktën 4 të vdekur dhe disa të plagosur

Të paktën katër persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën sot kur një tub uji i nxehtë shpërtheu në një qendër tregtare në perëndim të Moskës. Kështu tha kryebashkiaku i qytetit në një reagim.

Kryebashkiaku Sergei Sobyanin theksoi se disa nga të plagosurit kishin pësuar djegie dhe se shërbimet e urgjencës ishin tashmë në vendngjarje. Pamjet video tregojnë ndërtesën të përmbytur.

“Ne po ofrojmë ndihmë mjekësore për të gjitha viktimat”, theksoi kryebashkiaku i kryeqytetit rus. Qendra tregtare, e njohur si Vremena Goda, filloi të funksionojë në vitin 2007 dhe ka mbi 150 dyqane.

MARKETING