Shpërthen fruthi në Teksas, dy fëmijë të vdekur – më shumë se 600 raste të konfirmuara në SHBA

Shpërthen fruthi në Teksas, dy fëmijë të vdekur – më shumë se 600 raste të konfirmuara në SHBA

Një fëmijë tjetër ka vdekur nga fruthi ndërsa shpërthimi vazhdon të përhapet në Teksasin Perëndimor.

“Fëmija ishte i pavaksinuar, nuk kishte kushte themelore mjekësore dhe ishte shtruar në spital për komplikime të lidhura me fruthin”, tha Aaron Davis, nënkryetar i Sistemit Shëndetësor UMC, një rrjet spitalesh dhe klinikash publike.

Bëhet e ditur se Teksasi kishte regjistruar më shumë se 480 raste të fruthit që nga e premtja.
Ndryshe, SHBA ka parë më shumë se 600 raste të fruthit këtë vit, shumica e tyre të lidhura me një shpërthim që filloi në Teksasin perëndimor.

MARKETING