Shkupjani sulmohet fizikisht në zyrën e punës
Një 61 vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht në zyrën e tij të punës.
“Me datë 01.01.2023 në ora 17:30 në Stacionin Policor Çair J.C.(61) nga Shkupi ka raportuar se me datë 28.12.2022 rreth orës 10:00, derisa ishte në vendin e tij të punës në zyrë në rrugën “Boca Ivanova” në zonën e Çairit pas një keqkuptimi të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga T.S”, thonë nga MPB.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.