Shkup: Dy persona nën akuzë për armë dhe municion
Prokuroria Themelore Publike Shkup njofton se ka dorëzuar aktakuzë kundër dy personave të cilët si bashkë-kryerës akuzohen se kanë kryer veprën penale “Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese”.
Më datë 17 tetor, të akuzuarit u zbulua se së bashku në një banesë në rrugën “Sasa 18” mbanin një sasi të madhe armësh zjarri dhe municioni, mes të cilave edhe armë të ndaluara për qytetarët.
“Te ata policia gjeti një pushkë automatike me dy korniza, një revole tip “Smith & Wesson 5”, një pistoletë “Sig Suer” P 226, një pistoletë “P.Bereta”, një pushkë gjuetie “TOZ” dhe gjithsej 414 fishekë të kalibrit të ndryshëm”.
“Prokurori publik në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit”, thonë nga Prokuroria.