Shkup, 17-vjeçari tenton të vrasë babanë e tij

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër një 17-vjeçari nga Shkupi nën dyshimin për kryerjen e veprës penale – tentativë vrasjeje.
Incidenti, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ka ndodhur më 6 shtator të këtij viti në shtëpinë familjare të të miturit, i cili i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore babait të tij 51-vjeçar me një objekt të mprehtë.
Policia ka ndërhyrë në vendngjarje dhe i gjithë rasti është dokumentuar plotësisht.