Shkon në 48 numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni
Numri i të vdekurve në Japoni është rritur në 48, ka konfirmuar shtabi i fatkeqësive të Ishikawas.
Numri mund të rritet më tej ndërsa përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar, thonë zyrtarët.
Të hënën një tërmet 7.6 ballësh e ka goditur Japoninë duke shkaktuar edhe dëme materiale.
Vendi ka lëshuar edhe alarmet për cunami derisa është bërë thirrje për evakuim të njerëzve.