Shkon në 32 numri i viktimave nga shpërthimi me bombë brenda xhamisë në Pakistan
Ka shkuar në 32 numri i viktimave si pasojë e shpërthimit me bombë në një xhami në qytetin pakistanez, Peshawar, të hënën, raportoi BBC-ja.
Siç njoftohet, mbi 150 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ky shpërthim.
Zyrtarët bëjnë të ditur se një pjesë e objektit është shkatërruar, ndërsa njerëzit kanë mbetur nën rrënoja
Shumica e atyre që vdiqën ishin pjesë e forcave të policisë dhe besohet se ata ishin objektivi i sulmit.
Raportet e hershme thanë se një bombardues i ulur në rreshtin e parë kishte hedhur në erë veten, por kjo nuk është konfirmuar dhe asnjë grup nuk e ka pranuar bombardimin.
Muhammad Ijaz Khan, oficer i policisë së qytetit Peshawar, tha për mediat lokale se rreth 300 dhe 400 zyrtarë policorë ishin të pranishëm në zonë në kohën e shpërthimit.
Talebanët e Pakistanit janë ndër grupet që kanë kryer sulme në të kaluarën. Ata përfunduan një armëpushim në nëntor dhe dhuna ka qenë në rritje që atëherë.
Marsin e kaluar, Peshawar ishte objektiv i një tjetër bombardimi , i cili vrau dhjetëra persona në një xhami shiite.