Shkon në 27 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas, mes tyre 9 fëmijë

27 të vdekur nga përmbytjet në Teksas, nga ata që janë konfirmuar të vdekur, 18 janë të rritur dhe nëntë janë fëmijë, tha sapo një zyrtar nga Qarku Kerr.
“Po punojmë shumë për të gjetur këdo që është ende i zhdukur dhe për t’u siguruar që është i sigurt”, thotë Sherifi i Qarkut Kerr, Larry Leitha.
Rreth 850 persona të padëmtuar janë shpëtuar deri më tani.
” Dua t’ju them dhe t’ju siguroj të gjithëve se nuk do të ndalemi derisa të gjendet çdo person i vetëm”, tha Sherifi Leitha.
“Ne kemi të gjitha burimet që na nevojiten. Jemi këtu për një kohë të gjatë. Siç thashë, shifrat do të ndryshojnë me shpejtësi.”
Është ngritur një strehë për publikun e gjerë që ka nevojë për ndihmë.
Përfaqësuesi Chip Roy tha se ka një mijë “çizme në tokë” dhe se tashmë kanë ndodhur 160 operacione shpëtimi nga ajri.