Shkon në 100 numri i të vdekurve nga sulmi në xhaminë e Pakistanit
Ka shkuar në 100 numri i të vdekurve si pasojë e sulmit vetëvrasës në një xhami në qytetin Peshawar të Pakistanit.
Xhamia ndodhet brenda një zone të sigurisë së lartë, ndërkohë që hetimet kanë nisur lidhur me sulmin, raportoi BBC-ja të martën.
Sulmi, i cili ishte një prej më vdekjeprurësve në Pakistan ndër vite, ka lënë po ashtu shumë të lënduar.
Një taleban pakistanez e ka marrë përgjegjësinë e sulmit, mirëpo kjo më vonë është mohuar nga grupi militant.
Në të kaluarën, talebanët pakistanezë janë përmbajtur nga pretendimi i disa sulmeve në xhami, shkolla apo tregje, sepse ata thonë se janë në luftë me forcat e sigurisë dhe jo me popullin pakistanez, por shumë dyshojnë në mohime të tilla.