Shkencëtarët: Shtatori i 2023-tës më i ngrohti në histori

Shkencëtarët: Shtatori i 2023-tës më i ngrohti në histori

Muaji shtator i këtij viti ka shënuar temperaturat më të ngrohta të regjistruara gjatë këtij muaji në histori, duke thyer nivelin e mëparshëm me një diferencë të madhe, sipas shërbimit klimatik të Bashkimit Evropian, raportoi të enjten BBC-ja.

Shtatori i 2023-tës ishte 0.93C më i ngrohtë se temperatura mesatare e shtatorit midis viteve 1991-2020 dhe 0.5C më i nxehtë se rekordi i mëparshëm i vendosur në vitin 2020.

Ekspertët besojnë se emetimet e vazhdueshme të gazeve ngrohëse, përveç ngjarjes së motit El Nino, janë faktorët që po e nxisin nxehtësinë.

Disa shkencëtarë kanë thënë se janë të tronditur nga shkalla e rritjes.

Niveli i lartë i shtatorit vjen në vazhdën e verës më të nxehtë të regjistruar në hemisferën veriore, pasi temperaturat në rritje nuk tregojnë shenja të rënies.

Vapa ekstreme ka vazhduar deri në tetor, duke thyer rekorde të larta mujore në shumë vende, përfshirë Spanjën.

Temperaturat globale mund të rriten edhe më tej mbi normale pasi El Nino ende nuk ka arritur kulmin.

MARKETING