Shkelje masive e të dhënave në Instagram ekspozon informacionet personale të mbi 17 milionë përdoruesve

Shkelje masive e të dhënave në Instagram ekspozon informacionet personale të mbi 17 milionë përdoruesve

Të dhënat personale të të paktën 17.5 milionë përdoruesve të platformës Instagram thuhet se janë shpërndarë në rrjetin e errët, duke ngritur shqetësime serioze për privatësinë e përdoruesve dhe sigurinë e platformës, transmeton Anadolu.

Sipas raportit nga ‘Daily Mail’, kompanisë e sigurisë kibernetike ‘Malwarebytes’ tha se të dhënat e rrjedhura përfshijnë emrat e plotë të përdoruesve, posta elektronike, numra telefoni, adresa fizike të pjesshme dhe informacione të tjera kontakti.

Edhe pse fjalëkalimet nuk janë përfshirë, ekspertët paralajmërojnë se të dhënat e kompromentuara mund të përdoren për vjedhje identiteti ose mashtrime financiare.

Sipas publikimit të sigurisë kibernetike ‘CyberInsider’, shkelja u gjurmua fillimisht në një dobësi e vitit 2024 në API-n e Instagramit.

Raportohet se hakerët kanë anashkaluar mbrojtjet standarde të kompanisë Meta dhe kanë mbledhur të dhëna sensitive përpara se një aktor kërcënimi i identifikuar si “Solonnik” t’i publikonte të dhënat në ‘BreachForum’s më herët këtë javë, duke e ofruar grupin e të dhënave falas.

“Një rrjedhje kaq e madhe e të dhënave rrit ndjeshëm rrezikun e fushatave të ‘phishing’-ut dhe mashtrimeve të synuara”, thanë ekspertët për ‘Malwarebytes’.

Pas shkeljes, përdorues nga disa rajone raportuan se po merrnin një numër të pazakontë postash elektronike për rivendosje fjalëkalimi, duke shtuar frikën për llogari të komprometuara.

Kompania amerikane Meta, që zotëron Instagramin, nuk ka lëshuar ende një prononcim publik që konfirmon shkeljen deri në fillim të janarit.

Faqet zyrtare të ndihmës së Instagramit theksojnë se marrja e postës elektronike për rivendosje fjalëkalimi nuk do të thotë domosdoshmërisht se një llogari është hakuar, por analistët e sigurisë kibernetike këshillojnë përdoruesit të tregojnë kujdes.

Rrjedhja e të dhënave raportohet se prek llogari Instagrami në mbarë botën dhe përfshijnë si llogari personale, ashtu edhe llogari influencerash.

Incidenti vjen në një kohë kur kompanitë e rrjeteve sociale janë nën vëzhgim gjithnjë e më të madh për praktikat e tyre të mbrojtjes së të dhënave.

MARKETING