Shifra shqetësuese/ Të rinjtë marrin 237 mesazhe në ditë në celularët e tyre

Shifra shqetësuese/ Të rinjtë marrin 237 mesazhe në ditë në celularët e tyre

Të rinjtë marrin mesatarisht 237 mesazhe në ditë në celularët e tyre, që është një numër i madh njoftimesh, sipas hulumtimit të “Common Sense Media”.

Në raste ekstreme, kjo shifër mund të arrijë deri në 5000 mesazhe gjatë 24 orëve. Në shumicën e rasteve, shifrat nuk janë të tilla, por janë mjaft shqetësuese. Përkatësisht, gjysma e të rinjve nga mosha 11 deri në 17 vjeç marrin të paktën 237 njoftime në ditë për arsye të ndryshme.

Në shumicën e rasteve, njoftimet ose mesazhet vijnë nga miqtë në rrjetet sociale. Të rinjtë marrin një të katërtën e mesazheve gjatë orëve të mësimit dhe rreth pesë për qind gjatë natës.

Për qëllimet e studimit, më shumë se 200 të rinj shkarkojnë një aplikacion të veçantë në telefonat e tyre, i cili monitoronte përdorimin e pajisjes nga ana e tyre, kur dhe cilat aplikacione përdorin dhe njoftimet që marrin.

Mesazhet që përdoruesit marrin janë nga “Tik Tok”, “Snapchat”, “Facebook”, “Instagram”, “Discord”…

Pothuajse të gjithë, pra 97 për qind e tyre, përdornin telefonat e tyre edhe gjatë shkollës, ku shumica i përdorën për të kontaktuar prindërit e tyre, ndërsa një pjesë e tyre “pushonin” mes detyrave të shkollës.

MARKETING