Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme në disa qytete të Kosovës
Era e fuqishme e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm e breshër ka përfshirë edhe Gjakovën.
Pamje të ngjashme janë edhe në Ferizaj, i cili është kapluar nga një stuhi e fuqishme.
Moti ligë me shi të rrëmbyeshëm e shkarkime rrufesh po mban edhe në Prishtinë.
Se fundjava do të jetë me mot të ndryshueshëm, reshje shiu e shkarkime rrufesh ka paralajmëruar edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë. Kjo situatë vie si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunes, për të vazhduar edhe ditën e dielë”, thuhej në njoftimin për media.
Sipas IHMK-së, reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune u tha se parashihet të ketë reshje në shumë zona.
“Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”