SHGM: Kërkojmë hetim urgjent dhe serioz për zjarrin në Televizionin Koha të Tetovës

SHGM: Kërkojmë hetim urgjent dhe serioz për zjarrin në Televizionin Koha të Tetovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkon hetim urgjent për zjarrin në Tetovë që paralizoi sinjalin e Televizionit Koha

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) kërkon një hetim urgjent dhe serioz për zjarrin që paralizoi sinjalin e Televizionit Koha në Tetovë. Sipas informacionit nga televizioni, zjarri ka shpërthyer më 08.03.2025, të shtunën pasdite, në qendrën tregtare në Tetovë ku ndodhen edhe ambientet e televizionit. Ky incident ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka lënë qytetarët pa informacione të rëndësishme për tre ditë, që konsiderohet si një sulm direkt ndaj lirisë së medias dhe informacionit në vend.

Kolegët nga Televizioni Koha kanë konfirmuar se zjarri ka paraqitur një rrezik për jetën e gazetarëve dhe punonjësve të këtij mediumi. SHGM i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë të kryejnë një hetim urgjent dhe efektiv për të përcaktuar shkakun e zjarrit, përgjegjësit dhe për të marrë masa për parandalimin e incidenteve të ngjashme në të ardhmen.

Siguria e gazetarëve është thelbësore për funksionimin e demokracisë. SHGM do të vazhdojë të luftojë për mbrojtjen e lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve në Maqedoninë e Veriut.

MARKETING