​Shërbimi i ri i Apple lexon libra me zë dixhital

​Shërbimi i ri i Apple lexon libra me zë dixhital

Pa njoftime të mëdha dhe me një përditësim të platformës së saj e-book, Apple ka prezantuar një shërbim që lejon çdo autor të lexojë punën e tij me një zë dixhital, bazuar në inteligjencën artificiale.

Në këtë mënyrë, edhe autorë të pavarur mund të publikojnë libra audio, duke përdorur “tregimin dixhital” të ofruar nga Apple.

“Tregimi dixhital i “Apple Books” bashkon teknologjinë e përparuar të tekstit në të folur me punën e palodhur të ekipeve të gjuhëtarëve, specialistëve të sigurimit të cilësisë dhe inxhinierëve audio për të prodhuar libra audio me cilësi të lartë nga një skedar e-book,” shpjegon kompania.

“Zërat tanë dixhitalë janë krijuar dhe optimizuar për zhanre specifike. Ne fillojmë me fiction dhe romane dhe, për momentin, po pranojmë propozime për leximin e librave elektronikë për këto zhanre”, thekson kompania.

The Guardian raporton se muajt e fundit Apple ka kontaktuar disa botues në lidhje me projektin, duke shpjeguar se ”dëshiron të përballojë kostot e prodhimit, me shkrimtarët që do të merrnin honorare nga shitjet”.

Për momentin, rrëfimi është i disponueshëm në anglisht, në katër versione: Madison, Jackson, Helena dhe Mitchell. Mund të kërkoni për libra audio të disponueshëm duke shtypur “narration dixhital” në kutinë e kërkimit të aplikacionit Libra.

 

MARKETING