Shefi i Shin Bet-it sugjeron përdorimin e byzylykëve elektronik për të frenuar dhunën e kolonëve kundër palestinezëve
Drejtori i agjencisë izraelite Shin Bet, David Zini, ka propozuar përdorimin e byzylykëve elektronik të monitorimit për kolonët ekstremistë të paligjshëm si një masë për të ndaluar dhunën në rritje kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Sipas të përditshmes Yedioth Ahronoth, Zini sugjeroi përdorimin e bylyzykëve elektronik për të zbatuar arrestimet e kolonëve ekstremistë pa urdhër-arreste administrative.
Gazeta tha se kryeministri Benjamin Netanyahu ose ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ende nuk e kanë trajtuar dhunën në rritje të kolonëve në Bregun Perëndimor, pavarësisht shqetësimeve të SHBA-së për shkak të frikës së dështimit të mundshëm të armëpushimit armëpushimi në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit.
Sipas Komisionit të Rezistencës për Murin dhe Vendbanimet të qeverisë palestineze, kolonët e paligjshëm kryen 7.154 sulme në të gjithë Bregun Perëndimor që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë 33 palestinezë dhe duke zhvendosur 33 komunitete.
Veprimet e kombinuara të kolonëve dhe ushtrisë shkaktuan vdekjen e të paktën 1.072 palestinezëve dhe plagosën afërsisht 10.700 të tjerë gjatë të njëjtës periudhë.
Në një opinion historik korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshëm pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

