Shefi i Pentagonit: Financimi për Ukrainën nga SHBA do të shkurtohet në buxhetin e ardhshëm

Në mungesë të një armëpushimi, pasi një paqe në të ardhmen mes Rusisë dhe Ukrainës as që duket në horizont, SHBA do të shkurtojë ndjeshëm financimet për Kievin.
MARKETING
Financimi për ndihmën ushtarake për Ukrainën do të reduktohet në buxhetin e ardhshëm të Mbrojtjes. Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, e pranoi këtë në një seancë dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Kjo administratë ka një pikëpamje shumë të ndryshme për konfliktin. Ne besojmë se një zgjidhje paqësore dhe e negociuar është në interesin më të mirë të të dyja palëve dhe në interesin më të mirë të vendit tonë”, theksoi Hegseth. Ulja e financimit do të thotë më pak armë për Ukrainën për të luftuar Rusinë.