Shefi i OKB-së: ‘Një grusht donacionesh’ nuk do të zëvendësojnë marrëveshjen e grurit Rusi-Ukrainë
Shefi i OKB-së, Antonio Guterres ka mbajtur një qëndrim sa i përket ndërprerjes së marrëveshjes së grurit Rusi-Ukrainë.
Sipas Guterres, një “grusht donacionesh për disa vende” nuk do të zbusin ndikimin e madh të përfundimit të marrëveshjes së drithit të Detit të Zi.
Komentet e shefit të OKB-së të bëra gjatë një konference të përqendruar në nxehtësinë ekstreme të korrikut në mbarë botën, pasojnë ofertën nga Vladimir Putin për drithë falas ruse në Afrikë për të “zëvendësuar grurin ukrainas”.