Shefi i OKB-së mirëpret lirimin e pengut izraelito-amerikane, kërkon armëpushim në Gaza

Shefi i OKB-së mirëpret lirimin e pengut izraelito-amerikane, kërkon armëpushim në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përshëndeti të hënën lirimin nga Gaza të pengut të fundit izraelito-amerikan të gjallë.

MARKETING

“Sekretari i Përgjithshëm mirëpret lirimin e Edan Alexander, një shtetas amerikano-izraelit i cili ishte mbajtur peng në Gaza që nga 7 tetori 2023. Ai është thellësisht i lehtësuar që Alexander është liruar dhe tani po kthehet te familja dhe të dashurit e tij pas kësaj prove të tmerrshme”, tha zëdhënësi i Guterres, Stephane Dujarric, në një deklaratë.

Guterres përsëriti thirrjen e tij urgjente për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza dhe theksoi nevojën për t’i liruar të gjithë ata që mbahen ende peng.

“Sekretari i Përgjithshëm përsërit thirrjen e tij urgjente për një armëpushim të menjëhershëm të përhershëm dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve të mbetura. Pengjet duhet të trajtohen në mënyrë njerëzore dhe me dinjitet”, shtoi Dujarric.

Duke kritikuar krizën humanitare të vazhdueshme, Guterres u bëri thirrje “të gjitha palëve që të sigurojnë menjëherë ndihmë humanitare të shpejtë, të papenguar dhe të sigurt, duke përfshirë ofrimin e shërbimeve kritike, për të gjithë civilët në nevojë. Ndihma nuk është e negociueshme”.

Rreth nëntë javë më parë, Izraeli vendosi një bllokim të ushqimit, ujit dhe furnizimeve humanitare që arrinin në Gaza.

Shefi i OKB-së gjithashtu vlerësoi përpjekjet diplomatike të bëra për t’i dhënë fund konfliktit.

“Sekretari i Përgjithshëm vlerëson përpjekjet e vazhdueshme të ndërmjetësve – Egjiptit, Katarit dhe Shteteve të Bashkuara – për t’i dhënë fund armiqësive. Sekretari i Përgjithshëm i nxit të gjitha palët të mbështeten në lirimin e sotëm për ta arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të sigurojë lirimin e të gjithë pengjeve, përfundimin e armiqësive, ofrimin e ndihmës humanitare dhe lehtësimin e vonuar të vuajtjeve njerëzore në Gaza”, thuhet në deklaratë.

MARKETING