Shefi i OKB-së dënon planet e Izraelit për operacion tokësor në Gaza

Shefi i OKB-së dënon planet e Izraelit për operacion tokësor në Gaza
U.N. Secretary-General Antonio Guterres attends a press conference with German Chancellor Friedrich Merz (not pictured), in Berlin, Germany, May 14, 2025. REUTERS/Lisi Niesner

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu shqetësim të shtunën në lidhje me raportimet se Izraeli planifikon t’i zgjerojë operacionet e tij tokësore në Gaza.

MARKETING

“Jam i shqetësuar nga planet e raportuara nga Izraeli për ta zgjeruar operacionet tokësore në Gaza,” tha Guterres në X.

“Theksoj se OKB-ja nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion që nuk i përmbahet ligjit ndërkombëtar dhe parimeve humanitare – humanitetit, paanshmërisë, pavarësisë dhe neutralitetit”, theksoi ai.

Rreth 71 për qind e Rripit të Gazës është nën urdhra për zhvendosje ose në zona të militarizuara nga Izraeli, sipas OKB-së.

Ai përsëriti refuzimin e çdo plani që zhvendos banorët e Gazës nga toka e tyre.

“Unë refuzoj zhvendosjen e përsëritur të popullsisë, së bashku me çdo synim të zhvendosjes së detyruar jashtë Gazës”, tha Guterres.

Guterres bëri thirrje gjithashtu për mbështetjen e punës së UNRWA-s, agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, të cilën Izraeli e ka shënjestruar që nga tetori i vitit 2023.

Që nga 2 marsi, Izraeli ka ndaluar të gjitha furnizimet, përfshirë ushqimin, ujin dhe ilaçet, të hyjnë në Gaza.

Izraeli gjithashtu braktisi armëpushimin dhe rifilloi bombardimin e Gazës më 18 mars. Numri i të vdekurve që nga tetori i vitit 2023 ka kaluar 53.270 persona.

MARKETING