Shefi i inteligjencës turke Kalin takohet me presidentin sirian Al-Sharaa dhe delegacionin shoqërues

Kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Ibrahim Kalin, zhvilloi një takim me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, kryediplomatin Asaad al-Shaibani dhe shefin e Agjencisë së Inteligjencës, Hussein al-Salama, transmeton Anadolu.
MARKETING
Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë, Kalın u takua dje në Siri me presidentin sirian Al-Sharaa, ministrin e Jashtëm Shaibani dhe shefin e Agjencisë së Inteligjencës, Al-Salama.
Në takimin në të cilin u trajtuan marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Sirisë, u nënvizua rëndësia e integritetit territorial, sovranitetit dhe stabilitetit politik të Sirisë si dhe u konfirmua se Turqia do të qëndrojë gjithmonë pranë Sirisë.
Në takim u diskutuan çështjet e dorëzimit të armëve nga organizata terroriste PKK/YPG-ja dhe integrimit në Sirinë e re, ashtu si grupet e tjera terroriste, transferimi i sigurisë kufitare dhe doganore si dhe burgjeve dhe kampeve ku ndodhen anëtarët e DEASH-it, nën administratën siriane.
Gjithashtu u theksua se Turqia është e gatshme t’i ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes që administratës së Damaskut i nevojiten.
Në kuadër të zhvillimeve rajonale, u trajtuan sulmet dhe shkeljet ajrore të Izraelit ndaj Sirisë, heqja e të gjitha sanksioneve kundër Sirisë, lufta kundër DEASH-it dhe kthimi vullnetar dhe i sigurt i refugjatëve sirianë në vendin e tyre.