Shefi i diplomacisë turke nesër viziton Libanin në mes të konfliktit izraelito-palestinez

Shefi i diplomacisë turke nesër viziton Libanin në mes të konfliktit izraelito-palestinez

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Liban, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes njoftoi se Fidan do të vizitojë Libanin, që kufizohet me Izraelin, me ftesë të homologut të tij, Abdallah Bouhabib.

“Gjatë vizitës do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale dhe globale”, tha ministria turke.

Vizita vjen pasi armiqësitë midis grupit të rezistencës palestineze Hamas dhe Izraelit kanë hyrë në javën e tyre të dytë, me Rripin e Gazës që po përballet me sulmet ajrore izraelite, ndërprerjet e shërbimeve bazë dhe urdhrin që mbi 1 milion banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre në veri drejt jugut të Gazës.

Luftimet filluan kur Hamasi më 7 tetor nisi operacioni “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm multi-dimensional, përfshirë një breshëri lëshimesh të raketave dhe infiltrimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit. Grupi palestinez tha se sulmi ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe rritjes së dhunës së kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelit më pas nisi një operacion kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza ka shkuar në të paktën 2.750, përfshirë 750 fëmijë, ndërkohë në Izrael janë vrarë 1.300 persona.

MARKETING