Shefi i diplomacisë turke dhe sekretari amerikan i shtetit diskutojnë armëpushimin në Gaza

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, në një telefonatë kanë diskutuar armëpushimin aktual në Gaza, raporton Anadolu.
Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan dhe Rubio diskutuan hapat për të ruajtur armëpushimin në enklavën palestineze të shkatërruar nga lufta dhe për të siguruar ofrimin e pandërprerë të ndihmës humanitare në rajon.
Ata gjithashtu shqyrtuan zbatimin e Deklaratës së Synimit, të nënshkruar këtë të hënë në Sharm el-Sheikh të Egjiptit.
Përveç kësaj, Fidan dhe Rubio shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet në Siri, negociatat mbi programin bërthamor të Iranit dhe luftën Rusi-Ukrainë.