SHBA: Tre nga aeroplanët tanë luftarakë u rrëzuan gabimisht nga Kuvajti

SHBA: Tre nga aeroplanët tanë luftarakë u rrëzuan gabimisht nga Kuvajti

Komanda Qendrore e SHBA-së ka njoftuar se tre nga aeroplanët e saj luftarakë F-15 u qëlluan gabimisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit.

“Të gjashtë anëtarët e ekuipazhit u nxorën në ajër në mënyrë të sigurt, janë rikuperuar dhe janë në gjendje të qëndrueshme”, deklaroi Komanda.

“Kuvajti e ka pranuar këtë incident dhe ne jemi mirënjohës për përpjekjet e forcave mbrojtëse të Kuvajtit dhe mbështetjen e tyre në këtë operacion që është në vazhdim”, shtoi ajo.

Ndryshe, këtë fundjavë pati sulme në vende në të gjithë Lindjen e Mesme, pasi SHBA-të dhe Izraeli goditën disa qytete në Iran, duke vrarë udhëheqësin suprem të vendit dhe disa zyrtarë të lartë.

Teherani është hakmarrë me sulme në të gjithë rajonin, duke goditur shumë nga fqinjët e tij, përfshirë një numër vendesh të Gjirit, aleate të SHBA-së.

Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca thanë se ranë dakord të bashkëpunojnë me SHBA-në dhe aleatët e tjerë në përgjigje të sulmeve me raketa të Iranit

MARKETING