SHBA-të ‘shkatërrojnë’ centralet bërthamore të Iranit, Teherani: Tani fillon lufta

SHBA-të ‘shkatërrojnë’ centralet bërthamore të Iranit, Teherani: Tani fillon lufta

“Lufta fillon tani”, tha Trupa e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), dega kryesore e ushtrisë së Teheranit, gjatë natës së së dielës, pasi forcat amerikane goditën tre centrale bërthamore në Iran.

MARKETING

Trump postoi në llogarinë e tij në Truth Social se një “ngarkesë e plotë bombash u hodh” në centralet bërthamore Fordow, Natanz dhe Esfahan.
“Urime luftëtarëve tanë të mëdhenj amerikanë”, tha Trump, duke shtuar se tani është “koha për paqe”.

Duke iu drejtuar kombit në Shtëpinë e Bardhë pas sulmit, Trump tha se Irani “tani duhet të bëjë paqe” dhe se “nëse nuk e bën, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha dhe shumë më të lehta”.

“Do të ketë ose paqe ose tragjedi për Iranin,” tha ai, “Mos harroni, kanë mbetur shumë objektiva. Sonte ishte më e vështira nga të gjitha deri më tani, dhe ndoshta më vdekjeprurësja.”

“Nëse paqja nuk vjen shpejt, ne do të shkojmë në ato objektiva të tjera me precizion, shpejtësi dhe aftësi.”

Nga ana tjetër, ligjvënësi më i lartë republikan amerikan Lindsey Graham tha se Trump “mori vendimin e duhur”.

Regjimi i Teheranit “e meritonte”, shtoi senatori i lartë amerikan nga Karolina e Jugut. “Bravo, president”, tha Graham. “Për bashkëqytetarët e mi: Ne kemi Forcën Ajrore më të mirë në botë. Kjo më bën shumë krenar.”

Megjithatë, udhëheqësi kryesor demokrat, Hakeem Jeffries, tha se Trump e ka “mashtruar vendin”.

“Donald Trump premtoi të sillte paqe në Lindjen e Mesme. Ai nuk e ka përmbushur këtë premtim. Rreziku i luftës tani është rritur ndjeshëm dhe unë lutem për sigurinë e trupave tona në rajon që janë vënë në rrezik”, tha Jeffrey në një deklaratë.

SHBA-të kanë midis 40,000 dhe 50,000 trupa të stacionuara në rajon, të cilët pritet të vihen në gatishmëri të lartë pas sulmeve.

MARKETING