SHBA, të paktën 29 persona humbën jetën nga stuhitë në Kentucky dhe Missouri

SHBA, të paktën 29 persona humbën jetën nga stuhitë në Kentucky dhe Missouri

Të paktën 29 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive dhe tornadove në shtetet Kentucky dhe Missouri të SHBA-së, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sipas lajmit të CBS News, kushtet e pafavorshme të motit vazhdojnë të ndikojnë në pjesën qendrore të SHBA-së.

Autoritetet e Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS) paralajmëruan për “incidente të rrezikshme të motit” në pjesë të ndryshme të vendit.

Stuhia e fortë do të vazhdojë të ndikojë në pjesët qendrore të vendit ndërsa në ditët në vijim do të ndodhin ngjarje ekstreme të motit, të tilla si breshër me madhësinë e një topi bejsbolli.

Autoritetet theksuan se në pjesën jugore të vendit do të jetë efektiv i nxehti ekstrem.

Ngjarjet e pafavorshme të motit shkaktuan dëme në shtëpitë në zonë ku pati edhe persona të plagosur.

MARKETING