SHBA sekuestron një anije pranë brigjeve të Venezuelës
SHBA ka sekuestruar një anije të sanksionuar në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Venezuelës.
Është hera e dytë këtë muaj që SHBA ka sekuestruar një anije pranë brigjeve të vendit.
Ky veprim vjen pasi presidenti Donald Trump tha se po urdhëronte një “bllokadë” të cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.
Venezuela ende nuk i është përgjigjur konfiskimit të fundit nga SHBA, por më parë e ka akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të vjedhë burimet e saj të naftës.
Operacioni u drejtua nga Roja Bregdetare e SHBA-së, ngjashëm me operacionin e mëhershëm këtë mua.
Bëhet e ditur se në javët e fundit, SHBA ka rritur praninë ushtarake në Detin e Karaibeve dhe ka kryer sulme vdekjeprurëse ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge nga Venezuela, duke vrarë rreth 100 persona.
SHBA nuk ka dhënë asnjë provë publike se këto anije transportonin drogë dhe ushtria është vënë nën shqyrtim gjithnjë e më të madh nga Kongresi për shkak të sulmeve.
SHBA e ka akuzuar presidentin e Venezuelës, NicolAs Maduro, se drejton një organizatë të shpallur terroriste të quajtur Cartel de los Soles, gjë të cilën ai e mohon.
Administrata Trump e akuzon atë dhe grupin për përdorimin e naftës së “vjedhur” për të “financuar veten, terrorizmin e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore, vrasjen dhe rrëmbimin”. /Telegrafi/

