SHBA, rritet në 133 numri i viktimave si pasojë e uraganit “Helene”
Është rritur në 133 numri i viktimave si pasojë e uraganit “Helene” që ka goditur brigjet e Floridës në SHBA, transmeton Anadolu.
Në rajon vazhdojnë efektet negative të uraganit “Helene” që ka një shpejtësi prej 225 kilometrash në orë.
Autoritetet deklaruan se të paktën 133 persona kanë humbur jetën në Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut, Georgia, Florida dhe Virginia në të cilat kanë qenë efektive erërat e forta dhe shirat e sjellë nga uragani.
Zyrtarë nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të Ministrisë së Sigurisë Kombëtare (FEMA) njoftuan se mbi 1.000 persona qëndruan në strehimore për shkak të fatkeqësive të shkaktuara nga uragani “Helene”.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden pritet të vizitojë këtë javë zonat e prekura nga uragani.
Biden shpalli “gjendje fatkeqësie” në Florida dhe Karolinën e Veriut dhe urdhëroi “ndihmë federale” për të prekurit nga uragani.