SHBA rrit në 50 milionë dollarë shpërblimin për arrestimin e presidentit të Venezuelës

Qeveria amerikane njoftoi se nga 25 milionë dollarë që ishte më parë ka rritur në 50 milionë dollarë shpërblimin për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, transmeton Anadolu.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se janë përditësuar informacionet në lidhje me shpërblimin e vendosur për kapjen e Maduros.
“Maduro ka shkelur ligjet e SHBA-së për narkotikët. Departamentet e Shtetit dhe të Drejtësisë kanë rritur shpërblimin e ofruar sipas Programit të Shpërblimeve për Narkotikët (NRP) në 50 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e presidentit të Venezuelës”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë pretendohet se Maduro ka qenë udhëheqësi i kartelit “Cartel de los Soles”, një grup përgjegjës për trafikimin e drogës në SHBA për më shumë se një dekadë. Departamenti i Thesarit i SHBA-së më 25 korrik e shpalli “Cartel de los Soles” si një Terrorist Global të Caktuar Posaçërisht (SDGT).
“SHBA-ja nuk e njeh Maduron si fitues të zgjedhjeve të vitit 2024 dhe nuk e pranon atë si president të Venezuelës dhe se nëpunësit civilë dhe punonjësit shtetërorë janë të përjashtuar nga ky shpërblim”, theksohet më tej në deklaratën e Departamentit të Shtetit.