SHBA, protestuesit bllokojnë portin e Oaklandit për të ndaluar dërgesat ushtarake në Izrael
Demonstruesit pro-palestinezë janë mbledhur në portin e Oaklandit në Kaliforni të SHBA-së me qëllim për të ndërprerë operacionet dhe për të bllokuar dërgesat ushtarake në Izrael, raporton Anadolu.
Aktivistët u mblodhën jashtë ambienteve të portit duke mbajtur banderola dhe duke brohoritur slogane për ndërprerje të menjëhershme të ndihmës ushtarake dhe duke bërë thirrje për një Gazë të lirë.
Organizatorët deklaruan se bllokimi ka për qëllim ndalimin e transportit të armëve dhe furnizimeve që përdoren në konfliktin e vazhdueshëm.
Një marrëveshje armëpushimi hyri në fuqi më 10 tetor në Gaza, bazuar në një plan të paraqitur nga presidenti amerikan Donald Trump, duke ndalur luftën 2-vjeçare izraelite që vrau të paktën 70.700 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë si dhe plagosi mbi 171.100 të tjerë që nga tetori i vitit 2023.
Faza e parë e marrëveshjes përfshin lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë. Plani gjithashtu parashikon rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin

