SHBA, protesta kundër qasjes së njëanshme të mediave lidhur me sulmet izraelite ndaj Gazës

Demonstruesit pro-palestinezë në SHBA protestuan kundër “qasjes së njëanshme dhe gjuhës pasive” të përdorur në lajmet e mediave amerikane lidhur me sulmet e Izraelit ndaj Gazës, raporton Anadolu.
Protestuesit pro-palestinezë u mblodhën në rrugën ku ndodhen zyrat e mediave si NBC, Fox News, MSNBC dhe The Hill në Washington, D.C.
Protestuesit shprehën revoltën kundër raportimit të njëanshëm për sulmet izraelite në Gaza në mediat amerikane. Ata mbanin pankarta me mbishkrimet si “Ndaloni bashkëfajësinë e medias në gjenocid” dhe “Media po gënjen, Gaza po vdes”.
Organizatori i protestës Hazami Barmada tha se “Për 22 muaj, Gaza ndodhet nën sulme të pamëshirshme, dhjetëra mijëra njerëz, shumë prej tyre fëmijë kanë vdekur”.
Ai kritikoi gjuhën pasive të mediave, duke thënë: “Ato që dalin nga kjo ndërtesë formëson lajmet që bota beson dhe tani për tani, këto lajme po vrasin njerëz”.
Barmada theksoi se mediat kryesore përdorin gjuhë pasive si “Njerëzit po vdesin nga uria” në vend që të thonë “Izraeli po i lë njerëzit të vdesin nga uria”.
Sipas tij, mediat “normalizojnë vrasjet masive dhe i lënë zërat e palestinezëve në plan të dytë”.