SHBA pretendon se mbi 30 mijë anëtarë të Wagner-it janë vrarë ose janë plagosur në Ukrainë

SHBA pretendon se mbi 30 mijë anëtarë të Wagner-it janë vrarë ose janë plagosur në Ukrainë

Sipas zyrtarëve të SHBA-së, mbi 30 mijë anëtarë të kompanisë ruse të sigurisë Wagner janë vrarë ose janë plagosur në luftën që vazhdon mes Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të BBC, drejtori i Komunikimit Strategjik të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby në një intervistë për gazetarët tha se Wagner ka pësuar humbje serioze në luftën që vazhdon prej shkurtit 2022 mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Wagner ka grumbulluar ushtarë në mënyrë intensive nga burgjet ruse”, tha Kirby duke pretenduar se shumica e atyre që kanë humbur jetën janë të burgosur të patrajnuar.

Kirby theksoi se që nga fillimi i luftës janë vrarë ose janë plagosur mbi 30 mijë anëtarë të Wagner-it, se javët e fundit Wagner ka pësuar humbje të konsiderueshme dhe se në operacione janë vrarë rreth 9 mijë luftëtarë.

Pavarësisht humbjeve Wagner ka siguruar arritje përreth qytetit Bakhmut. Marrja nën kontroll e Bakhmut-it mendohet se mund të sigurojë përparimin e Rusisë në qytete më të mëdha më në perëndim si Kramatorsk dhe Slovyansk.

Kirby pretendon se përparimi i mëtejshëm mund të jetë i vështirë nëse mendohet se arritjet në Bakhmut kanë zgjatur për muaj dhe se kanë ardhur “me një kosto shkatërruese që nuk është e vazhdueshme”.

Ai tha se është e mundur që Wagner të arrijë sukses në Bakhmut por që qyteti “nuk ka vlerë strategjike të vërtetë”.

– Sipas Britanisë kanë humbur jetën rreth 60 mijë persona

Zyrtarët e inteligjencës britanike vlerësojnë se nga forcat ruse dhe Wagner-it kanë humbur jetën 40-60 mijë persona.

Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se Wagner është dërguar në shumë sulme në terren të hapur. Një zëdhënës nga ushtria ukrainase tha se Moska nuk evakuon trupat e plagosur dhe të vrarë.

Wagner i cili mendohet se ka filluar aktivitetet në gadishullin e Krimesë së aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Rusia në vitin 2014, pretendohet se që nga ajo kohë ka operuar në emër të Moskës në zona të ndryshme të Ukrainës, Sirisë dhe Afrikës.

MARKETING