SHBA: Nuk ka prova se Rusia qëndron pas grushtit të shtetit në Niger

SHBA: Nuk ka prova se Rusia qëndron pas grushtit të shtetit në Niger

John Kirby, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha sot se aktualisht nuk ka asnjë provë se Rusia qëndron pas grushtit të shtetit ushtarak të javës së kaluar në Niger.

Në vazhdim, përfaqësuesi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së sqaroi se Uashingtoni nuk ka vendosur ende nëse trupat amerikane do të ndihmojnë operacionet për largimin e shtetasve të huaj nga vendi afrikan.

Kirby theksoi gjithashtu se për momentin nuk janë marrë vendime për ndryshime në lidhje me praninë amerikane në Niger dhe ndihmën e ardhshme amerikane për vendin e Afrikës Perëndimore.

MARKETING