SHBA më 11 maj heq gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19

SHBA më 11 maj heq gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19

SHBA-ja planifikon t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të COVID-19 më 11 maj 2023, njoftoi Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Gjendja e jashtëzakonshme kombëtare për shkak të COVID-19 dhe gjendja e jashtëzakonshme në shëndetin publik (PHE) u shpallën nga administrata e ish-presidentit Donald Trump në vitin 2020. Ato do të skadojnë më 1 mars, përkatësisht 11 prill. Në këtë kohë, plani i administratës është që të zgjasë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 11 maj dhe më pas t’i japë fund të dyja situatave emergjente në këtë datë”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit.

Shumica republikane në Kongres po përgatiste një projektligj për t’i dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme në pranverë. Deklarata thoshte se heqja e menjëhershme e gjendjes së jashtëzakonshme do të krijonte kaos dhe pasiguri në të gjithë sistemin e kujdesit shëndetësor, për shtetet, spitalet dhe zyrat e mjekëve dhe më e rëndësishmja për dhjetëra milionë amerikanë.

 

MARKETING