SHBA këshillon qytetarët e saj në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut të tregojnë “kujdes të shtuar”

SHBA këshillon qytetarët e saj në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut të tregojnë “kujdes të shtuar”

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka këshilluar qytetarët e saj në rajonin e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut të tregojnë “kujdes të shtuar” për shkak të tensioneve në rritje rajonale, transmeton Anadolu.

MARKETING

“Historikisht, tensione të ngjashme kanë rezultuar në ndërprerje të udhëtimit dhe shqetësime në rritje për sigurinë e qytetarëve amerikanë në rajon”, tha Departamenti i Shtetit.

Dje, SHBA-ja urdhëroi largimin vullnetar të punonjësve jo-thelbësorë dhe familjeve ushtarake nga disa vende në Lindjen e Mesme.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi se personeli amerikan përballet me evakuim, sepse vendet rajonale “mund të jenë një vend i rrezikshëm”.

MARKETING