SHBA, kamioni me rreth 250 milionë bletë përmbyset në rrugë

Një kamion me 250 milionë bletë është përmbysur në Washington, SHBA. Aksidenti ndodhi pranë Lynden, jo shumë larg kufirit kanadez, kur kamioni që transportonte koshere bletësh u përmbys në një kanal
Bëhet e ditur se për shkak të rrezikut nga pickimet, qytetarët janë këshilluar që të shmangin zonën.
Jo në pak raste, bletët shpesh transportohen nëpër SHBA.
Alan Woods, president i Shoqatës së Bletarëve të Washingtonit, tha se shteti duhet të krijojë një protokoll të standardizuar për reagimin emergjent në situata të tilla.
Ai paralajmëroi se incidente të tilla nuk janë të rralla. Konkretisht në vitin 2015, rreth 14 milionë bletë u arratisën nga një kamion në veri të Seattle dhe filluan të thumbojnë njerëzit.