SHBA-ja thirrje Rusisë për zgjatjen e marrëveshjes së grurit

SHBA-ja thirrje Rusisë për zgjatjen e marrëveshjes së grurit

SHBA-ja i ka bërë thirrje Rusisë që të zgjasë dhe të përmbushë përgjegjësitë e saj në përputhje me Marrëveshjen e Korridorit të Grurit në Detin e Zi.

Departamenti amerikan i Shtetit thirrjen e ka ndarë me video-mesazh nëpërmjet llogarisë së medias sociale.

Në mesazh thuhet se Rusia ndonjëherë ka ndaluar ose ka vonuar për muaj transportin e grurit.

“Ky veprim, i cili është një shkelje e madhe me Marrëveshjes së Korridorit të Grurit në Detin e Zi, vendos përballë rrezikut të mungesës së ushqimit miliona njerëz në nevojë”, theksohet në mesazh.

Po ashtu, më tej vihet në dukje se Rusia duhet të zgjasë dhe të përmbushë përgjegjësitë e saj në përputhje me Marrëveshjen e Korridorit të Grurit në Detin e Zi.

Në mesazh paralajmërohet që nëse Rusia nuk e zgjat marrëveshjen, çmimet e ushqimeve dhe mungesa ushqimore do të rriten me shumë shpejtësi, ndërsa po ashtu potencohet se “Kremlini duhet të mbajë fjalën e tij”.

Marrëveshja e Korridorit të Grurit në Detin Zi

Për të ulur ndikimin mbi çmimet globale të ushqimit si pasojë e sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, OKB-ja, Rusia, Turqia dhe Ukraina me një takim të mbajtur në Stamboll më 22 korrik 2022 nënshkruan Marrëveshjen e Korridorit të Drithit në Detin Zi.

Afati i marrëveshjes, i cili më parë është zgjatur disa herë, do të përfundojë më 17 korrik. Zyrtarët rusë thonë se nuk shohin ndonjë mundësi për zgjatjen e marrëveshjes.

MARKETING