SHBA-ja nuk e mbështet riokupimin e Gazës nga Izraeli

SHBA-ja nuk e mbështet riokupimin e Gazës nga Izraeli

SHBA-ja deklaroi se nuk e mbështet riokupimin e Gazës nga Izraeli pas përfundimit të përleshjeve, transmeton Anadolu.

Koordinatori për Komunikime Strategjike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby duke përsëritur qëndrimin e SHBA-së, Kirby tha: “Ne nuk e mbështesim riokupimin e Gazës nga Izraeli”.

“Ne nuk mbështesim zvogëlimin e territorit të Gazës dhe zhvendosjen e përhershme të banorëve të Gazës”, tha ai.

Kirby theksoi se duhet bërë disa pyetje kritike se si duhet të jetë administrata në Gaza dhe se administrata në Gaza duhet t’u përgjigjet kërkesave të popullit palestinez.

– Netanyahu tha se nuk do të lejonte administratën palestineze të qeverisë Gazën

Duke folur në konferencën për media në Kuds më 2 dhjetor, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se nuk do të lejojë administratën palestineze të kthehet në Gaza pas pushtimit.

“Një gjë është e sigurt, unë nuk do ta bëj këtë. Administrata palestineze nuk e lufton terrorizmin, ajo e mbështet atë. Ajo nuk stërvitet për paqen, ajo stërvitet për shkatërrimin e Izraelit. Kjo nuk është struktura që duhet të hyjë atje (në Gaza)”, tha Netanyahu.

Në vlerësimin e tij për ABC News më 4 dhjetor, Kirby argumentoi se administrata aktuale palestineze nuk e ka besueshmërinë për të qeverisur Gazën. “Pavarësisht se çfarë është administrata në Gaza, ajo duhet t’u përgjigjet dëshirave të popullit palestinez. Administrata palestineze nuk e ka këtë besueshmëri për momentin”, tha ai.

Në këtë kontekst, Kirby thekson se ata donin të shihnin një “administratë të reformuar palestineze” që mund të kishte fjalën e saj në Gaza.

MARKETING