SHBA-ja kap cisternën e dytë të naftës të lidhur me Venezuelën

SHBA-ja kap cisternën e dytë të naftës të lidhur me Venezuelën

Ushtria amerikane thotë se ka sekuestruar në Karaibe një cisternë të dytë nafte të lidhur me Venezuelën.

“SHBA-ja ka sekuestruar një cisternë të dytë nafte, këtë herë në detin e Karaibeve”, thuhet në një njoftim të Komandës Jugore të SHBA-së.

Anija, një “cisternë motorike pa shtetësi dhe e sanksionuar e flotës së errët”, u kap në një operacion para agimit, ka bërë të ditur ushtria.
Anija e ndaluar, M/T Sophia, po operonte në ujëra ndërkombëtare dhe po kryente aktivitete të paligjshme në Detin e Karaibeve”, ka thënë ushtria amerikane.

MARKETING