SHBA goditet nga stuhi të mëdha dëbore, mungesa energjie dhe rrezik për qytetarët

SHBA goditet nga stuhi të mëdha dëbore, mungesa energjie dhe rrezik për qytetarët

Stuhi të mëdha të borës kanë përfshirë disa pjesë të Kalifornisë dhe Nevadas në perëndim të Shteteve të Bashkuara.
Sipas mediave të huaja, bora ka mbyllur rrugët, qendrat e skijimit dhe ka lënë mijëra njerëz pa energji elektrike nëpër shtëpitë e tyre.

Stuhitë kanë prekur posaçërisht zonën malore Sierra në Nevada, ku erërat kanë arritur deri në 305 kilometra në orë.

Njerëzit janë paralajmëruar për “rrezik të madh prej ndonjë orteku”.

Parashikuesit e motit u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë aty ku janë përgjatë fundjavës, pasi mund të bllokohen në stuhi nëse lëvizin.

Ndërkohë, në disa pjesë tjera të SHBA-së, vendet si Teksasi po përballen me ekstremin tjetër, zjarret pyjore.

MARKETING