SHBA do të akuzojë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2024

SHBA do të akuzojë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2024

MARKETING

Shtetet e Bashkuara do të akuzojnë Rusinë për një fushatë të vazhdueshme për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, kanë raportuar mediat amerikane.

MARKETING

Sample Image

Administrata Biden pritet të adresojë përpjekjet e Kremlinit për të ndikuar në opinionin publik me një sërë veprimesh duke përfshirë akuza penale, sipas CBS, partneri i BBC-së në SHBA, përcjell Telegrafi.

Rrjeti shtetëror rus i medias RT – dikur Russia Today – do të ishte fokusi kryesor i përpjekjeve të SHBA-së, sipas CNN.
Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland pritet të shpallë sanksione ose veprime të tjera të zbatimit të ligjit të mërkurën.

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se një numër në rritje i “kundërshtarëve” të huaj janë përpjekur të ndërhyjnë në zgjedhjet e saj që nga përpjekjet e Rusisë në 2016.
Në qershor, një grup hakerash të lidhur me qeverinë iraniane “u qasën” me sukses fushatën e Donald Trump dhe zbuluan disa nga dokumentet e saj të brendshme.

MARKETING